Konferenca e Dytë Kombëtare e Tekstilit
Konferenca e Dytë e Tekstilit u mbajt në Tiranë më datë 16 Korrik 2006.
"Jam shume i nderuar qe pershendes une kete Konference te dyte te Tekstilit te organizuar nga Departamenti i Tekstilit në Fakultetin Tonë. Ky Deparatment, në Faklultetin e Inxhnierisë Mekanike sot ka përgatitur një kurs të ri studimi në kuadër të Kartës së Bolonjës atë të Inxhinierisë tekstile dhe të modës duke u mbështetur në:
- traditën e degës së inxhinierisë tekstile në Universitetin Politeknik
- modelet italiane të shkollave të ngjashme
- dhe njohjes së nevojave të tregut të punës në Shqipëri
Ristrukturimi i programeve dhe planeve mësimore konform modeleve të universiteteve perëndimore në Departamentin e Tekstilit bënë që në këtë Departament të kemi sot një degë jo vetëm me emërtim të ri por dhe të aftë për t’u konvertuar me shkollat perëndimore gjë për të cilën dega e tekstilit ka vuajtur në këto vite. Departamenti i Tekstilit është përkrahur vazhdimisht nga Dekanati i FIM në drejtimet e punës së tij mësimore shkencore dhe aktivitetet e veta të shërbimit ndaj të tretëve."
- shkëputur nga fjala përshëndetëse mbajtur në hapjen e Konferencës nga Prof.Dr.Jorgaq Kacani.
Programi i Konferencës
Fjalimet Përshëndetëse
Artikujt e Konferencës