Konferenca e Tretë Kombëtare e Tekstilit

Konferenca e Transferimit te Teknologjise (TTC) (Konferenca e III-të e Tekstilit në Tiranë) u organizua nën projektin e RETEXRESALB të Programit Kuadër 6 për kërkim dhe zhvillim teknologjik (FP6).
Konferenca është fryt i bashkëbunimit të tre universiteteve: Universitetit Politeknik Tiranë (Shqipëri), Universitetit të Gentit (Belgjikë) dhe TEI Pire (Greqi). Objektivi kryesor i kësaj konference ishte transferimi teknologjik dhe i rezultateve të kërkimit nga universiteti tek industria.
Kjo Konferencë e Transferimit të Teknologjisë ishte e hapur për stafin dhe studentet e universiteteve tekstile për të përmirësuar komunikimin dhe ndërveprimin me industrine tekstile.

Fushat kryesore shkencore ishin:

  1. Nanoteknologjia
  2. Shkencat e Aplikuara ne Tekstile
  3. Shkenca e Fibrave
  4. Teknologjia Tekstile
  5. Teknologjia e Konfeksioneve
  6. Kontrolli i Cilësisë së Tekstileve
  7. ISO 9001
  8. CAD/CAM në industrinë tekstile dhe të konfeksioneve
  9. Dizenjimi dhe Marketingu i Tekstileve dhe Veshjeve

 

 
Copyright 2008 © UPT - Departamenti i Tekstilit dhe Modës.