Atelie e Projektimit dhe Modelimit

Atelie e Projektimit dhe Modelimit është në formim e sipër dhe përmban një linjë të shkurtuar konfeksionimi dhe një rrjet kompjuterik për projektimin e detaleve të veshjeve me software për vizatimin me ndihmën e kompjuterit (CAD) për fushën e konfeksionimit, projektimit të thurjes së pëlhurave nga tezgjahu dhe trikotazhi dhe projektimit të sixhadeve.
Atelie e Projektimit dhe Modelimitështë një laborator që u shërben lëndëve te formimit profesional te ndertimit dh.  Proejktimit te veshjeve, prodhimit te veshjeve, teorise se modelimit, konstruktimit virutal te kallepeve dhe prototipeve dhe ne pergjithesi drejtimit Mode dhe Veshje te ciklit Master te studimit.
Laboratori ofron shërbime në fushën e projektimit të prerjes, optimizimit të përdorimit të lëndës së parë në ndërmarrjet e veshjeve, stilimit të veshjeve etj.
Ai i shërben një rrjeti të gjerë ndërmarrjesh të vogla dhe të mesme të prodhimeve të veshjeve të gatshme në Shqipëri, nëpërmjet modelimit me metoda kompjuterike, stilimit, optimizmit të prerjeve etj.
Atelie e Projektimit dhe Modelimit ka kompletin e instrumentave dhe pajisjeve që shërbejnë për matje antropometrike  dhe një staf të kualifikuar për kryerjen e matjeve dhe përpunimin statistikor të dhënave për të marrë shpërndarjen sipas numrave të popullatës dhe mënyrën  e shumëzimit të shabllonave.


Copyright 2008 © UPT - Departamenti i Tekstilit dhe Modës.