Laboratori Fiziko-Mekanik dhe Kimik i TEKSTILIT
Laboratori Fiziko-Mekanik dhe Kimik i TEKSTLIT mbulon pjesën laboratorike të procesit mësimor në lëndët “Materiale Fibrore”, “Metrologji Tekstile” Strukturë Filli” “Strukturë Tekstilesh të Sheshta” “Trikotim” “Filaturim” etj.
Laboratori Fiziko-Mekanik dhe Kimik i TEKSTILIT i shërben gjithashtu punës kërkimore-shkencore të pedagogëve të Departamentit dhe punëve të pavarura të studentëve.
Laboratori Fiziko-Mekanik dhe Kimik i TEKSTILIT është qendër e kontrollit të cilësisë së materialeve tekstile. Ai është laborator i akredituar nga Drejtoria e Standardizimit dhe e Cilësisë që nga Maji i 1996 për kontrollin e cilësisë së materialeve tekstile sipas Standardit S Sh EN 45000.
Laboratori Fiziko-Mekanik dhe Kimik i TEKSTILIT është sot i vetmi laborator i akredituar në kontrollin e cilësisë së tekstileve sipas standartit ndërkombëtar ISO/IEC 17025 nga Drejtoria e Akreditimit në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Stafi i Laboratorit është i certifikuar për kontrollin e cilësisë së materialeve tekstile dhe përbëhet:
Përgjegjës Laboratori Dr.Ing. Genti GUXHO
Laborante Liljana Beçi
Marrës mostrash tekstile Petrit Çangu
Laborante Ing. Enlia Laçi
Laboratori Fiziko-Mekanik dhe Kimik i TEKSTILIT ofron analiza të mostrave të lëndëve të para tekstile, produkteve dhe gjysmë-produkteve të filaturës dhe tekstileve të gatshme dhe të konfeksionuara të cilat ndodhen të specifikuara në Manualin Cilësisë së këtij Laboratori.
Departamenti i Tekstilit dhe Modës është i angazhuar në kuadrin e një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit Tiranë si ent i vetëm kombëtar për standardet, në implementimin e normave evropiane dhe standardeve ndërkombëtare si standarde shqiptare.
Laboratori është i përbërë nga dy seksione:
aaaaaaaaaaaaaaaaaSeksioni fiziko – mekanik
aaaaaaaaaaaaaaaaaSeksioni kimik
Laboratori Fiziko-Mekanik i Sixhade/Tapiceri
Është Laborator i krijuar në vitin 2001 me vendim të Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Laboratori Fiziko – Mekanik i Tekstileve të Rënda është një laborator që u shërben lëndëve “Strukturë Tekstilesh të Sheshta” “Metrologji Tekstile” etj.
Kryen në përgjithësi matjet e plota laboratorike dhe kontrollin cilësor të sixhadeve, qilimave, tapeteve etj. Është laborator i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, kur dihet se një rrjet i gjerë ndërmarrjesh të vogla dhe të mesme të prodhimeve artizanale të qilimave dhe sixhadeve ekziston në Shqipëri.
Laboratori është promotor i implementimit të standardeve evropiane (EN) dhe ndërkombëtare (ISO) në fushën e mbulesave tekstile të dyshemesë.
Atelie e Projektimit dhe Modelimit
Atelie e Projektimit dhe Modelimit është në formim e sipër dhe përmban një linjë të shkurtuar konfeksionimi dhe një rrjet kompjuterik për projektimin e detaleve të veshjeve me software për vizatimin me ndihmën e kompjuterit (CAD) për fushën e konfeksionimit, projektimit të thurjes së pëlhurave nga tezgjahu dhe trikotazhi dhe projektimit të sixhadeve.
Atelie e Projektimit dhe Modelimit është një laborator që u shërben lëndëve te formimit profesional te ndertimit dh. Proejktimit te veshjeve, prodhimit te veshjeve, teorise se modelimit, konstruktimit virutal te kallepeve dhe prototipeve dhe ne pergjithesi drejtimit Mode dhe Veshje te ciklit Master te studimit.
Laboratori ofron shërbime në fushën e projektimit të prerjes, optimizimit të përdorimit të lëndës së parë në ndërmarrjet e veshjeve, stilimit të veshjeve etj.
Ai i shërben një rrjeti të gjerë ndërmarrjesh të vogla dhe të mesme të prodhimeve të veshjeve të gatshme në Shqipëri, nëpërmjet modelimit me metoda kompjuterike, stilimit, optimizmit të prerjeve etj.
Atelie e Projektimit dhe Modelimit ka kompletin e instrumentave dhe pajisjeve që shërbejnë për matje antropometrike dhe një staf të kualifikuar për kryerjen e matjeve dhe përpunimin statistikor të dhënave për të marrë shpërndarjen sipas numrave të popullatës dhe mënyrën e shumëzimit të shabllonave.
Laboratori i Prodhimit të Veshjeve
Laboratori i Prodhimit të Tekstileve ka dy linja të plota të prodhimit të veshjeve me makina industriale të qepjes, prerjes dhe termofiksimit, tezgjah horizontalë dhe vertikalë të prodhimit të sixhadeve artizanale.
Laboratori i Prodhimit të Tekstileve i shërben praktikave mësimore të studentëve të degës tekstil dhe modë, punëve të pavarura të studentëve në lëndët e “Modelim Veshjesh” “Teknologjia e Prodhimit të Veshjeve të Gatshme”, “Teoria e Projektimit dhe Dizenjimit”, “Ndertimi i Prototipeve” etj. si dhe temave të diplomave ne fushën e konfeksionimit dhe dizenjimit.
Laboratori i Prodhimit të Tekstileve është i vendosur në një ambient të ngjashëm me atë industrial dhe është i vetmi i këtij lloji në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Ky laborator eshte i vetmi i ketij lloji ne fakultet dhe me gjere ku studentet dhe pedagoget mund te nxisin krijueshmerine e tyre si dhe aftesite e tyre fillestare ne prodhim,manaxhim dhe kontroll cilesie.