Pse "Inxhinieria e Tekstilit dhe Moda"?

Moda në botë është kthyer një industri më vete dhe prodhimi i saj bëhet nga firma të specializuara. Pas viteve ’90 Shqipëria në përgjithësi është konsumatore e produkteve të modës në formën e produkteve të gatshme të veshjeve ose të përdorimit të saj nga firmat prodhuese që operojnë në këtu.
Moda në mënyrë specifike lidhet me industrinë e veshjeve por jo vetëm të. Lidhja e ngushtë e modës dhe stilizimit me industrinë tekstile është e ngushtë. Natyrisht që në projektim do të duheshin njohuri të thella të tekstileve dhe trikotazheve, të mënyrave të fisnikërimit dhe ngjyrimit të tekstileve. Formimi inxhnierik në sektorin e tekstilit do ta ndihmojë stilistin e ardhshëm të bëjë zgjedhjet e duhura.  Edhe një inxhinier teknolog do të duhej të kishte njohuri për stilizmin dhe projektimin e tekstileve në mënyrë që produktet e modës të materializoheshin.
Në Shqipëri nuk ka përvoja të shkollave universitare të tipit “fashion” ose “fashion design”. Është e vërtetë që përgjithësisht shkolla të tilla qëndrojnë jashtë degëve inxhinierike, univeristeteve politeknike në po atë masë që qëndron jashtë tyre dega e arkitekturës. Megjithatë gjejmë shembuj të orinetimeve për nga industria e veshjeve dhe e modës të kurseve të studimit të inxhnierisë tekstile edhe në universitete politeknike.
Një shembull është inxhinieria e tekstilit në politeknikun e Torinos. Në vitet 2000 futet edhe orinetimi i veshjes dhe modës në një degë inxhinierike e orinetuar për nga industira kimike e tekstilit dhe e përpunimit të fibrave të leshta.
Në degën e inxhnierisë tekstile në UPT që në vitin akademik 1994-1995 janë futur lëndë të tilla si “Marketing i tekstileve” dhe “Modelim veshjesh” dhe po kështu janë rreth 20 tema diplomash të këtij profili. Interesimi në rritje i studentëve për lëndë të këtij formimi, struktura e tregut të punës në Shqipëri për inxinierin tekstil dhe përfaqësimi nëpërmjet një emërtimit të saktë të kursit të propozuar të inxhinierisë tekstile e bën të nevojshme përdorimin e këtij emërtimi të diplomës “bachelor”. Në programin e parashtruar ka disa lëndë të cilat janë të përfshira si në curriculat europiane të inxhinierit tekstil edhe të curriculave modë ose projektim mode (fashion dhe fashion design).


Plani mësimor "Diploma e Nivelit të Parë" (Bachelor) - Shkarkoni

Plani mësimor "Diploma e Nivelit të Dytë" (Master)- Shkarkoni

Copyright 2008 © UPT - Departamenti i Tekstilit dhe Modës.