Departamenti i Tekstilit dhe Modës ka marë pjesë në projekte të ndryshme të EU dhe kombëtarë si në grante dhe në projekte të përbashkët. Kjo pjesëmarrje dhe partneritet shërben për rritjen e kapacitetit human dhe material të departamentit për qëllime didaktike dhe kërkimore. Departamenti ynë i ka të gjitha kapacitetet dhe aftësitë si dhe përgjegjshmërinë për pjesmarrje në projekte të ardhshme për një përfitim reciprok të të gjithë partnerëve të përfshirë në bashkëpunim. Projektet kombëtare, të financuar nga organizma të huaj ose qeveria shqiptare kanë patur pjesmarrjen e të gjithë stafit akademik. Disa prej tyre kanë qënë:
- Studim i gjendjes së industrisë së lehtë në Shqipëri (Ministria e Industrisë 1995)
- Studim mbi e shijet konsumatorit (bashkëpunim me ISPIL 1996)
- Studim mbi nevojat e konsumatorit (USIS 1998)
- Studim mbi cilësinë e fibrave të leshta shqiptare (Qeveria Shqiptare 2005)
- Dixhitalizimi në projektimin e veshjeve (2006)
- Studim mbi standardet tekstile shqiptare në bashkëpunim me DPS (2003 – në vazhdim)
- Matjet kombëtare antropometrike dhe dizenjimi i uniformës së re të Policisë së Shtetit (2008)
- Rritja e kapacitetit teknik dhe didaktik në departamentin e tekstilit dhe modës për kontrollin e cilësisë së materialeve dhe produkteve tekstile - Banka Botërore (2007)
- Harta e burimeve natyrore e lëndës së parë për industrinë tekstile në Shqipëri - Qeveria Shqiptare - Projekt Kombëtar (2007-vazhdim)
Projektet ndërkombëtare ku Departamenti i Tekstilit dhe Modës ka marrë pjesë janë:
- Tempus JEP 2004-2006 ristrukturimi i curriculave të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në kuadrin e marrëveshjes së Bolonjës.
- FP6 forcimi i kapaciteteve humanë dhe teknikë të qëndrës kërkimore të tekstilit në Shqipëri 2007-2009.
Departamenti në punën e tij ofron shërbimet e mëposhtme për të tretë:
- Projekte për probleme të Industrisë Tekstile dhe Konfeksionuese, Projektuese dhe Teknologjike kombëtare dhe ndërkombëtare;
- Bashkëpunim me të tretët për probleme te kontrollit te cilësisë të materialeve tekstile dhe produkteve tekstile;
- Konsulenca teknike në ndërmarrjet shtetërore dhe private të Tekstilit dhe Konfeksionit;
- Bashkëpunim me institucione të tjera kërkimore shkencore;
- Mendimin dhe ndihmesën e tij për probleme të modës dhe stilistikës shqiptare;
Per çdo mundesi bashkepunimi palet e interesuara mund te marrin me teper informacion prane Depratamentit te Tekstilit dhe Modes.aaaaa aa a a Informacion Kontakti: genti.guxho@upt-tekstilmoda.org