Dita e Modës 2009
Më datë 22 Maj 2009 ora 20:00 në ambjentet e Kompleksit "Ujvara" (Teatri Veror "Kame"), Ibë, Tiranë organizohet aktiviteti i përvitshem i Departamentit të Tekstilit dhe Modës, në Universitetin Politeknik të Tiranës:
Dita e Modës 2009
Dita e Modës 2009 është një aktivitet i studentëve të viteve të fundit të cilët në kuadër të punimeve vetjake dhe projekteve të kursit që ata zhvillojnë në një prej lëndëve të formimit profesional "Modelim Veshjesh". Aktiviteti ka për qëllim të paraqesë në formën e një sfilate studentësh veshje të ideuara, stilizuara, dizenjuara, të realizuara nga studentët të cilët ndërthurin tendencat e modës, dhe informacionin e thelluar që ata marin në këtë degë.
Objektivat e Ditës së Modës 2009 të studentëve të Departamentit të Tekstilit dhe Modës janë:
- Promovimi i punës së studentëve të degës së Inxhinierisë dhe Modës si e vetmja e këtij lloji në vend nën kujdesin e pedagogëve të tyre.
- Nxitja e bashkëpunimeve në fushën e tekstilit dhe modës me ente të tjera shtetërore, private, kompani të prodhimit të veshjeve dhe ente tregtare të interesuara.
- Përfshirja e studentëve me të ardhme si stilistë të rinj në aktivitete të tjera më të gjëra në fushën e dizenjimit, modës dhe prodhimit të veshjeve.